Të rinjtë shqiptarë shpëtojnë nga mbytja një grua maqedonase në Matkë (Video)

''Ishte ndjenjë e mirë të jesh pjesë e shpëtimit të një jete!", rrëfen Ilir Kolaj, i riu që i erdhi në ndihmë të moshuarës dhe që ka publikuar edhe videon.
Sipas informatave jozyrtare, gjyshja kishte rënë në ujë të ftohtë dhe u lut për ndihmë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të këtyre të rinjve është shpëtuar nga mbytja, dhe kaloi vetëm e lëndime të lehta.
Iliri gjithashtu thotë se pa ndihmën e shoferi të varkës nuk do të mund të shpëtonte të moshuarën.
Tani për tani nuk bëhet i ditur identetit i gruas së moshuar e cila ra në liqenin e Matkë/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/09/2015








































