Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar ulje të lehtë për periudhën 24–25.05.2026, krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel): 1.61 euro/litër, Benzina: 1.53 euro/litër dhe Gazi: 0.75 euro/litër


Në krahasim me ditën e djeshme, çmimet e naftës dhe benzinës kanë rënë për 2 centë.

Dje, nafta ishte 1.63 euro/litër, ndërsa benzina 1.55 euro/litër.

Çmimet e reja vlejnë për të dielën dhe të hënën dhe hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Qytetarët mund të paraqesin ankesa lidhur me çmimet përmes adresës elektronike të ministrisë ose në numrin pa pagesë 0800 11000. /Telegrafi/