LAJMI I FUNDIT:

Të premten më 26 maj, çmimet kombëtare në Inovacion dhe Teknologji – Albanian ICT Awards

Të premten më 26 maj, çmimet kombëtare në Inovacion dhe Teknologji – Albanian ICT Awards

Albanian ICT Awards do të kurorëzojë edicionin e 11-të të saj ditën e premte më 26 maj 2023 në Mbrëmjen Gala e cila mbahet pranë Arka Art Hotel me pjesëmarrjen e personaliteteve nga pushteti qendror dhe vendor, trupa diplomatike, bota akademike, e biznesit, medias dhe mbarë komunitetit të teknologjisë në mbarë hapësirën shqipfolëse.

Organizuar nga ALBICT dhe ICTSmedia, Albanian ICT Awards hyri në vitin e saj të 11-të më 10 mars 2023 duke hapur aplikimet në gjashtë kategori.


Çmimet, të cilat festojnë suksesin e pionierëve të teknologjisë që po përcaktojnë praktikat më të mira përmes inovacionit të aplikuar, tërhoqën 117 aplikime dhe më se 150 kandidatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe më gjerë.

Albanian ICT Awards hodhi hapin e saj të parë në dekadën e dytë në kërkim të inovacionit me rrënjë shqiptare në rajon dhe botë dhe përgjatë 10 viteve të fundit ka lënë gjurmën e saj duke influencuar kështu rolin që teknologjia ka për të luajtur në shoqërinë shqiptare.

Sipas një njoftimi, janë mbajtur më shumë se 23 takime deri në mbyllje të aplikimeve më 30 prill 2023 duke vizituar jo vetëm shkolla, universitete e qendra inovacioni por edhe komuna e bashki shqiptare në rajon për të përhapur thirrjen në mbarë komunitetin e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes.

Siç bëhet e ditur më tej, 50 kandidatë të cilët vinin me projekte dhe aplikacione fintech, e-commerce, EdTech, AI, machine learning e robotikë prezantuan përballë jurisë së Albanian ICT Awards.

Si pjesë e procesit të vlerësimit dhe juria shqyrton aplikimet jo vetëm për qasjen novative të teknologjisë, por edhe për mënyrën se si ajo zbatohet për njerëzit, proceset, informacionin dhe teknologjinë, praktikat më të mira që ajo mbështet, ndikimin dhe vlerën e biznesit.

Po sipas njoftimit, 18 kandidatë do të shpërblehen në Mbrëmjen Gala të cilët synojnë të rrëmbejnë 6 çmimet e mëdha: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeç, ICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Duke bërë bashkë idetë dhe mendjet më të ndritura në Shqipëri, Ballkan dhe diasporë, Mbrëmja Gala e Albanian ICT Awards është një moment feste dhe frymëzimi për shqiptarët në teknologji, inovacion dhe sipërmarrje.

Albanian ICT Awards ka vënë në dispozicion për publikun mundësi pjesëmarrje dhe donacioni si mbështetje dhe për të rritur numrin e çmimeve që do të shkojnë për finalistët e kësaj gare.

Duke blerë një prej biletave, kontribuoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e shpërblimeve për finalistët dhe fituesit e çmimeve të mëdha, thuhet në njoftim.

Për Albanian ICT Awards teknologjia, inovacioni dhe sipërmarrja janë një forcë përcaktuese e një mënyre të re të jetuarit dhe punuarit ku suksesi në to nuk mund të konsiderohet më si një opsion por një domosdoshmëri e imponuar në çdo sektor shoqëror dhe ekonomik të shqiptarëve kudo jetojnë.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards vjen me mbështetjen e sponsorëve Diamond si Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare, Albvision; Platinium si Dev.al, Vodafone Albania dhe Albsoft; Gold si Soft&Solutions, Digit Sapiens, Baboon, Facilization, Vigan dhe Silver si EasyPay, 3i Solutions, Imbus, Armundia Factory.

Albanian ICT Awards gëzon një partneritet të zgjeruar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF) dhe Luksemburgu, AUK, SEEU Tech Park dhe UNICEF Albania.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Kalo në kategori