LAJMI I FUNDIT:

Të mërzitur duke qëndruar në shtëpi? Vesa Smolica ju fton të bëheni pjesë e klipit të saj më të ri

Të mërzitur duke qëndruar në shtëpi? Vesa Smolica ju fton të bëheni pjesë e klipit të saj më të ri

Jeni mërzitur nga të qëndruarit në karantinë, postimet e shumta në rrjetet sociale, lajmet e vazhueshme rreth pandemisë dhe aktiviteteve të kufizuara? Epo duket se ka një ide të mirë për ju që po përpiqeni të gjeni diçka të re për të bërë këto ditë…

Këngëtarja Vesa Smolica është në kërkim të disa protagonistëve për klipin e saj të ri, e që mund të jeni secili nga ju në shtëpitë tuaja.


Ajo ka përgatitur një këngë të re, e cila vjen në bashkëpunim me kitaristin e njohur Faton Macula që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dhe ky bashkëpunim njëherësh shënon projektin e tij të parë muzikor me një artiste shqiptare.

Vesa Smolica dhe Faton Macula do të sjellin së shpejti bashkëpunimin e tyre më të ri (Foto: Vesa Smolica/Faton Macula/Instagram)

Vesa përmes një video të publikuar tashmë në rrjetet sociale dhe fuqizuar nga portali “Telegrafi”, u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që po qëndrojnë mbyllur këto ditë, që të realizojnë nga një video të shkurtër nga shtëpia, nëse duan të jenë pjesë e projektit të saj të ri.

Gazetarët e Telegrafit punojnë nga shtëpia për të mbajtur të informuar lexuesit rreth pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu Gazetarët e Telegrafit punojnë nga shtëpia për të mbajtur të informuar lexuesit rreth pandemisë COVID-19

Këngëtarja ka ndër mend që në klipin e ri të këngës së saj, të shfaqë copëza videosh nga njerëzit e zakonshëm të realizuar në këto ditë karantine.

Ajo çfarë kërkohet është xhirimi i një video të shkurtër, ku mund të shprehen emocionet e gëzimit dhe harmonisë – pak a shumë si videot e famshme që po publikohen në aplikacionin e ri që ka “çmendur” rrjetin, TiKTok.

Si mund të bëheni pjesë e klipit?

Videot nga shtëpia mund t’i dërgoni në e-mailin magazina@telegrafi.com, dhe më pas ato do të shqyrtohen dhe regjisori i videos muzikore do të kujdeset që të publikohen duke u bërë pjesë e klipit të ri.

Është një ide e mirë për secilin që do të dëshironte që në të ardhmen të kishte një “kujtim nga karantina”, që do të përjetësohej në klipin e një kënge shumë të veçantë, që do mbahet mend si “kënga e prodhuar në kohën e izolimit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Camila Cabellos i shqyhet fustani në 'Met Gala' dhe i ekspozohen të brendshmet

Magazina
Këngëtarja përfaqësuese e Sllovenisë në Eurovision e festoi kualifikimin në finale duke u puthur me një grua

Këngëtarja përfaqësuese e Sllovenisë në Eurovision e festoi kualifikimin në finale duke u puthur me një grua

Magazina
Kalo në kategori