LAJMI I FUNDIT:

Të martuar prej 60 vitesh, çifti tregon se dashuria nuk njeh moshë (Video)

Të martuar prej 60 vitesh, çifti tregon se dashuria nuk njeh moshë (Video)

Dashuritë e vërteta ekzistojnë dhe këtë na e treguan Hurma dhe Fadili të cilët ishin të martuar prej 60-vitesh. Ata ishin njohur në moshë tepër të re dhe midis tyre kishte lindur një dashuri që i ka rezistuar kohës edhe sot.

Hurma në studion e Top Channel në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, na rrëfeu dashurinë që Fadili ndiente për të, kujdesin që shfaqte ndaj saj dhe se asnjëherë nuk kishte pasur debate dhe zënka midis tyre. Madje Fadili bëhej xheloz dhe ndiente mungesën e saj kur Hurma nuk ndodhej në shtëpi. Ajo tregoi se nuk ishin ndarë asnjëherë dhe se kudo që udhëtonin, ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.


Për të falenderuar Fadilin që kishte qenë një bashkëshort dhe baba shumë i mirë, Hurma kishte vendosur që t’i bënte një surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Hurma iu drejtua Fadilit me këto fjalë: “Kemi rritur sëbashku 7 fëmijë dhe të falenderoj që më ke qëndruar pranë dhe më ke bërë të lumtur. Sot të kam ftuar që të të festoj 80-vjetorin e lindjes që ta kesh kujtim nga unë dhe nga fëmijët”.

Moderatorja Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë për çiftin, por që ta fitonin duhet t’i jepnin përgjigje të njëjta disa pyetjeve.

Hurma dhe Fadili e kaluan me sukses sfidën dhe fituan një udhëtim në qytetin e Stambollit të cilin e pëlqenin shumë. Surpriza e fundit që programi kishte rezervuar për Fadilin ishte festimi i 80-vjetorit të lindjes.

Për të parë videon klikoni KËTU

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Eh, bionde

Eh, bionde

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Virale
Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Fun
Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Fun
Kalo në kategori