LAJMI I FUNDIT:

Të martën kompletohet transferimi i Piatek te Milani?

Të martën kompletohet transferimi i Piatek te Milani?

Sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piatek thuhet se do të përfundojë transferimin e tij te Milani gjatë ditës së martë.

Ditëve të fundit është përfolur shumë transferimi i sulmuesit polak te Milani dhe si duket kësaj sage i ka ardhur fundi.


Sipas mediumeve Calciomercato.com dhe Sport Mediaset, Piatek shkoi në shtëpi pas humbjes 2-0 të Genoas ndaj Milanit dhe do të udhëtojë për në Lombardia mes natës së stome ose nesër (e martë).

Drejtori i Genoas, Perinetti: Pas ndeshjes me Milanin do të takohemi për Piatekin
Lexo po ashtu Drejtori i Genoas, Perinetti: Pas ndeshjes me Milanin do të takohemi për Piatekin

Ai pritet që t’i nënshtrohet testeve të tij mjekësore me Rossonerët, para se të vendosë lapsin mbi një kontratë afatgjate.

Sulmuesi polak, i cili ka shënuar 13 gola deri më tani në Serie A pritet të nënshkruaj deri në vitin 2023.

Calciomercato raporton se Milani do të paguajë 35 milionë euro për 23-vjeçarin dhe do të dërgojë një lojtar në drejtimin e kundërt.

Zhvillimet e fundit për marrëveshjet Higuain dhe Piatek, gjithçka shtyhet për të martën
Lexo po ashtu Zhvillimet e fundit për marrëveshjet Higuain dhe Piatek, gjithçka shtyhet për të martën

Mesfushori i ri italian Jose Mauri mendohet se do të lejohet të kalojë te Genoa.

Kjo duhet të lejojë Gonzalo Higuain të bashkohet me Chelsean dhe Atletico Madrid, nga ana tjetër, të nënshkruajnë me Alvaro Moratan. /Telegrafi/