LAJMI I FUNDIT:

Do të luajë Naser Rafuna te “Kafeneja Jonë” apo jo? Kjo është përgjigja e “Melit”! (Foto)

Do të luajë Naser Rafuna te “Kafeneja Jonë” apo jo? Kjo është përgjigja e “Melit”! (Foto)

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Naser Rafuna, pas shumë pyetjeve se a do të luajë në serialin “Kafeneja Jonë”, po qe se vazhdon, ai më në fund është përgjigjur.

Rafuna ka thënë se ndonëse seriali në fjalë ka qenë tejet i bukur, nuk ka mundësi të luajë në të, pasi që është shumë i zënë me “Çka ka shpija”, ku paraqitet me rolin Xhek Setra.


Kujtojmë se Rafuna te seriali “Kafeneja Jonë” është paraqitur me rolin e njohur si Meli.

Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e tij:

Meqenëse më kanë ardhë shumë pyetje në lidhje me serialin “Kafeneja Jonë” se a do të luaj nëse vazhdon? Po ju përgjigjem me shpresën se nuk më pyetni më dhe e kuptoni tani përgjigjën time.
Në serialin “Kafeneja Jonë” është e vërtetë që jemi knaq tej mase në cdogjë,nga bashkëpunimi,shoqëria, e çdo gjë bash çdo gjë sepse edhe kemi kaluar shumë vite bashkë dhe njëjtë kënaqësi padyshim kam nda edhe në serialet tjera që kam luajtur te ” 3 Gjermanët e Trashë” apo “Lagjja e Re”….
Fillimisht,ju informoj se nuk do të jem pjese e ekipit,por,një gjë e di,meqë tani jam duke luajtur në serialin “ÇKA KA SHPIJA…!?” ku jam ideator dhe producent i këtij seriali duke qenë shtëpia ime e dytë, dhe meqenëse jam shumë i përkushtuar në këtë serial, ju informoj se edhe po desha,nuk kam kohë të jem pjesë e asnjë projekti tjetër, së pari për shkak të kohës dhe së dyti për shkak të përkushtimit të madh që ia dedikoj me punë këtij seriali.Serial ky që për momentin,që nga fillimi dhe tani në vazhdim e sipër,sipas sondazheve dhe raportit që na kanë informuar vet RTK-ja ,”ÇKA KA SHPIJA…!?”, prin numër 1 në shikueshmëri nga tërë emisionet dhe për herë të parë ia tejkalon shikueshmërisë edhe Lajmeve Qendrore.Kështu që nga motivi dhe ambicia e madhe për punë në këtë serial të cilit nuk ia shohim fundin, ju informoj se unë sdo të jem pjesë e asnjë projekti, derisa ende luhet seriali “ÇKA KA SHPIJA…kallxon fëmija”
Në fund,ju faleminderit të gjithëve dhe suksese në jetën,punën, familjet tuaja. FLM o ju,më të dashurit e mijë. Kjo sezon përfundon me 30 Maj 2016. Shihemi furishëm.

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kalo në kategori