LAJMI I FUNDIT:

Të kapur përdore mbi digë në Indi, njëri rrëshqet dhe merr tre anëtarët e tjerë të familjes me vete

Të kapur përdore mbi digë në Indi, njëri rrëshqet dhe merr tre anëtarët e tjerë të familjes me vete

Një fotografi përfundoi në tragjedi në Indi, ku humbën jetën katër anëtarët e një familjeje.

Familja, në mesin e të cilëve edhe një nuse e sapomartuar, ishin kapur përdore dhe ndodheshin në digën Pambar me qëllim që të bënin një selfie, kur një prej tyre rrëshqiti aksidentalisht duke tërhequr të tjerët nga pas.


Sipas asaj që shkruan The Sun, V. Nivedha, 20 vjeçe, sapo ishte martuar kur humbi tragjikisht jetën së bashku me Sneha, 22, Kanniga, 20 dhe Santosh, 14. Bashkëshorti i së resë arriti të mbijetonte dhe shpëtoi edhe motrën e tij 15-vjeçare.

Duke folur për CNN, një zyrtar i policisë në rajonin e Krishnagiri tha: “Donin të bënin një selfie në këtë cep të digës dhe rrëshqitën. Gjatë kohës që ndodheshin aty niveli i ujit ishte rritur”.

Trupat e tyre u nxorën menjëherë nga uji, por ishte tepër vonë, përcjell tvklan.al.

Sipas një studimi të vitit 2018, India ka numrin më të lartë në botë sa i përket vdekjeve nga selfiet.

Gjatë marsit 2014 deri në shtator të 2016-s, 60 për qind e të gjitha vdekjeve nga selfiet ndodhën në Indi.

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori