LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë të gatshëm për Panuccin në stërvitjen e parë për Norvegjinë, fokusi përgatitja tekniko-taktike

Të gjithë të gatshëm për Panuccin në stërvitjen e parë për Norvegjinë, fokusi përgatitja tekniko-taktike

Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar dhe pasditen e kësaj të mërkure përgatitjet për ndeshjen miqësore me Norvegjinë në program të hënën e 26 Marsit.

Për herë të parë në stërvitje trajneri Christian Panucci ka pasur të gatshëm të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë sfidë të parë për vitin 2018.

Etrit Berisha është rikthyer të stërvitet me grupin dhe duket se për momentin ka hedhur pas problemet fizike.

Portieri kuqezi ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor pasi iu nënshtrua një kontrolli të detajuar gjatë ditës, ndërkohë që në stërvitjen e mëngjesit ishte rikthyer në ekip dhe Berat Gjimshiti, që kishte kërkuar leje nga trajneri për shkak të një fatkeqësie familjare.

Më pas ka mbërritur dhe Elseid Hysaj, i cili ka qenë i gatshëm për trajnerin në stërvitjen e pasdites.

Panucci e ka bazuar punën e tij kryesisht në një stërvitje tekniko-taktike, duke dashur që të fillojë të injektojë në skuadër idetë e tij lidhur me detyrat që lojtarët do të zbatojnë në miqësoren e së hënës ndaj një kundërshtari që është i ngjashëm me rivalin e saj në grupin e Ligës së Kombeve, Skocinë, për këtë arsye kjo sfidë ka një rëndësi të veçantë. /SS/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori