LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë po e urojnë, por Kivanc Tatlitug mohon raportimet se po bëhet baba

Të gjithë po e urojnë, por Kivanc Tatlitug mohon raportimet se po bëhet baba

Mediat turke kanë raportuar se Kivanc Tatlitug do të bëhet shumë shpejt baba.

Por, aktori ka përgënjeshtruar këto raportime duke pohuar se bashkëshortja nuk është tre muaj shtatzënë.


Çifti u martua në vitin 2015

Megjithatë, 33-vjeçari po merr përgëzime prej familjarëve dhe miqve anembanë globit.

Por e vërteta duket se qëndron ndryshe nga sa është raportuar në media se është shtatzënë, Basak Dizer.

“Të gjithë po më telefonojnë duke menduar se do të bëhem baba, por në fakt nuk ka një situatë të tillë”, tha aktori.

Tatlitug dhe Dizer po shijojnë çdo minutë të jetës

Ndryshe, dyshja është martuar para dy vjetëve në një ceremoni private ndërsa vlen të theksohet se është 14 vjet më e vjetër se aktori.

Kujtojmë se Kivancin e kemi parë me role të ndryshme në serialet që janë shfaqur në Kosovë, të tilla, si “Gumus”, “Cesur ve Guzel” dhe “Kuzey Guney”. /Telegrafi/

Aktori Kivanç Tatlitug e pranon me krenari origjinën: Po jam kosovar (Video)
Lexo po ashtu Aktori Kivanç Tatlitug e pranon me krenari origjinën: Po jam kosovar (Video)