Të gjithë ndjejnë dëshpërim për shpëtimin e vazhdueshëm të Mijallkovit nga burgu
Të gjithë ndjejnë dëshpërim për vendimin e fundit të Apelit për përgjimin masiv dhe shpëtimin e vazhdueshëm të Mijallkovit nga burgu, por nuk ka kthim nga një epilog i tillë. Të hënën mblidhet Këshilli Gjyqësor, megjithatë nuk mund të ndikojë në zhbërjen e vendimit të Apelit për rikthimin në gjykim të rastit “Target-Fortesa”. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ndjehet i dëshpëruar dhe thotë se gjyqësori duhet tu japë sqarim qytetarëve për vendimet që merr.
“Sistemi gjyqësor i cili është pushtet i pavarur nga Qeveria, duhet në procedurë transparente tua shpjegojnë qytetarëve vendimet që sillen dhe në mënyrë plotësuese të punojë në avancimin e punës së saj për ta rritur besimin tek qytetarët dhe të sigurojë kushte korrekte që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para kushtetutës”, tha Dimitar Kovaevski, kryeministër.
Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja akuzon se atë që e nisi Zaevi po e përfundon Kovaçevski. Partia e Mickoskit akuzon pushtetin për shkatërrimin e Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Sipas opozitës klientelizimi dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë ka eskaluar dhe për këtë qëllim mosbesimi është 92 për qind.
“Në Maqedoni zyrtarët më të lartë të drejtësisë zgjidhen nga albumi partiak. Kështu ndodhi me rastin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të organizuar, i tillë është rasti me Këshillin Gjyqësor. Kjo është arsyeja se përse në Maqedoni nuk ka drejtësisë. Kjo është arsyeja se përse në Maqedoni ka vendime skandaloze gjyqësore. Dhe për këtë arsye ekipe të huaja vijnë për të luftuar me krimin dhe korrupsionin. Për të gjithë këtë, përgjegjësia është te LSDM dhe BDI, të cilat ndërtuan karrierë dhe erdhën në pushtet me parullën “Pa drejtësi nuk ka paqe”, ndërsa në të vërtetë punuan për partizimin e gjyqësorit”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.
Gjykata e Apelit ktheu në rigjykim lëndën “Target-Fortesa” në të cilën ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ishte i dënuar me 12 vjet burg për përgjim masiv në kundërshtim me ligjin. Bashkë me Mijallkov të dënuar për përgjimin masiv janë edhe ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska me 4 vite burg, ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski me 15 vite burg dhe Nikolla Boshkovski gjithashtu me 15 vite burg. Kjo është hera e dytë që brenda një kohe të shkurtër Apeli e “shpëton” nga vuajtja e dënimit me burg Mijallkovin./Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit