Përveç mungesës së ndonjë muzeu që do të kujdesej për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve të Pollogut, edhe në institucionin nacional “Muzeu i rrethit të Tetovës”, ndjehet diskriminim i paparë. Prej 17 të punësuarve, vetëm dy janë shqiptarë, ndërsa tjerët janë të komunitetit maqedonas, boshnjak dhe serb. Shqiptari i fundit i punësuar në këtë institucion është që nga viti 2006.
Në vendbanimet shqiptare në rajonin e Pollogut, trashëgimia kulturore dhe shpirtërore nuk mbrohet në mënyrë institucionale. Ekziston një muze në Tetovë, por ku nuk ka asnjë element që ka të bëjë me të kaluarën kulturore, trashëgiminë materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve, shkruan gazeta KOHA.
Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, thotë se zgjidhja e mundshme është që në kuadër të institucioneve aktuale, të rritet veprimtaria dhe t’i kushtohet më shumë rëndësi edhe trashëgimisë kulturore.
“Kemi në plan, dhe do të bëj çmos që asnjë qytetar i Maqedonisë mos ta ndjejë veten të diskriminuar. Kemi plane dhe vizion të qartë se çka do të bëjmë me institucionet kulturore dhe kemi aktivitete që në kuadër të kësaj, të parashihen edhe themelimet e institucioneve që do ta mbrojnë trashëgiminë kulturore”, tha ministri Ademi. Historianët e artit që merren me trashëgiminë e shqiptarëve thonë se institucionalizimi i trashëgimisë është mbrojtje e së kaluarës.
“Gjithsesi që ka nevojë, sidomos në Tetovë si qendër e Pollogut, sepse jemi qytet me 2 universitete dhe me trashëgimi shumë të pasur etnokulturore. E gjithë kjo nënkupton edhe institucionalizimin e këtij dimensioni të trashëgimisë materiale që vjen në formë eksponatesh autentike, të cilat duhet të ruhen dhe të mirëmbahen. Për ta bërë një gjë të tillë, duhet edhe një muze i cili do të përfshinte këtë trashëgimi dhe në të njëjtën kohë – të nxiste edhe hulumtime tjera nga fusha e arkeologjisë si dhe nga fushat tjera të etnokulturës shqiptare në këto treva”, thotë për KOHA, historiani Hamdi Mediu.
Ndërkaq, në institucionin nacional “Muzeu i rrethit të Tetovës”, prej 17 të punësuarve, vetëm dy janë shqiptarë, ndërsa tjerët janë të komunitetit maqedonas, boshnjak dhe serb. Shqiptari i fundit i punësuar në këtë institucion është që nga viti 2006.
Ndërkaq, në institucionin nacional “Muzeu i rrethit të Tetovës”, prej 17 të punësuarve, vetëm dy janë shqiptarë, ndërsa tjerët janë të komunitetit maqedonas, boshnjak dhe serb. Shqiptari i fundit i punësuar në këtë institucion është që nga viti 2006.
Të dy këto koleksionues me mjete të veta kanë krijuar muze ku ruhen pjesë nga e kaluara, por që asnjëherë shteti, gjegjësisht Ministria e Kulturës nuk është marrë më seriozisht dhe ti ketë nën ombrellën e saj.
Në të kaluarën kishte një iniciativë nga ana e ish-rektorit të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani, që në të Tetovë të ketë një muze ku do të ruhej në mënyrë institucionale trashëgimia e shqiptarëve, por kjo iniciativë as nuk u përfol më dhe as nuk u jetësua, pasi nuk u mbështet nga askush dhe mbeti vetëm si një dëshirë e ish rektorit të parë të Universitetit të Tetovës. Dhe, përderisa në mënyrë institucionale nuk ka asnjë organ që merret me këtë çështje, trashëgimia materiale e bujshme e shqiptarëve ruhet privatisht dhe jashtë dorës së institucioneve./koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur