Të burgosurit publikojnë video, duke peshuar drogën në qeli (Video)


Në rrjetin social SnapChat janë publikuar dy video, ku shihen të burgosurit duke kryer veprime të palejuara.
Në regjistrimet e bëra në një burg të Londrës, shihet fillimisht një mashkull që mban një thikë të madhe në dorë.
“Ky është burg, kështu shkojnë gjërat këtu”, dëgjohet duke thënë ai, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, shqetësimi më i madh është rreth videos së dytë, kur shihen të dënuarit duke peshuar disa qese që besohet të jenë të mbushura me drogë të kualitetit të lartë.
Nuk dihet se si janë futur brenda këto paketime, që janë gati që të shiten tek të burgosurit tjerë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































