LAJMI I FUNDIT:

Te Bayern Munich luten që Julian Nagelsmann të bëhet përzgjedhës i Gjermanisë – bavarezët do të fitonin miliona euro

Te Bayern Munich luten që Julian Nagelsmann të bëhet përzgjedhës i Gjermanisë – bavarezët do të fitonin miliona euro

Drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit kanë filluar tashmë të kërkojnë një zëvendësues për Hansi Flick dhe kanë përpiluar një listë të ngushtë ku Julian Nagelsmann është favoriti i madh dhe Bayern Munich mund të përfitojë më së shumti.

DFB vendosi të shkarkojë Hansi Flick pas humbjes poshtëruese 4-1 të Gjermanisë në miqësoren kundër Japonisë.


Gjermanët duan të sjellin Julian Nagelsmann, por kjo lëvizje do t’i kushtojë shtrenjtë.

Siç raporton Bild, DFB është e detyruar t’i paguajë Bayern Munich një tarifë transferimi, e cila mund të arrijë deri në 15 milionë euro, apo pas marrëveshjes me federatën trajneri gjerman mund të heq dorë nga kjo shumë.

Arsyeja? Trajneri ka ende kontratë me bavarezët edhe pse u shkarkua në mars të këtij viti.

Bild zbulon prapaskenat që çuan në shkarkimin e Nagelsmann nga Bayern Munichu – përplasje e ashpër me Sadio Manen
Lexo po ashtu Bild zbulon prapaskenat që çuan në shkarkimin e Nagelsmann nga Bayern Munichu – përplasje e ashpër me Sadio Manen

Pra, mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrin gjermanët. Në listën për trajnerin e ardhshëm janë edhe Oliver Glasner dhe Louis van Gal.

Deri atëherë, legjendari Rudi Voeller do të drejtojë kombëtaren gjermane në miqësoren kundër Francës më 12 shtator.

Kampionët e Botës të vitit 2014 kanë luajtur vetëm ndeshje kontrolli muajt e fundit, teksa presin turneun final të Kampionatit Evropian verën e ardhshme.

Bayern Munichut i ka kushtuar shumë shtrenjtë shkarkimi i Nagelsmann
Lexo po ashtu Bayern Munichut i ka kushtuar shumë shtrenjtë shkarkimi i Nagelsmann

Gjermania nuk ka fituar prej gjashtë muajsh, ndërsa triumfi i fundit daton më 25 mars kur mundi Perunë 2-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori