Për shkak të anulimit të koncerteve në këto kohë të krizës globale, shumica e artistëve kanë zgjedhur që të udhëtojnë.

Njëra prej tyre është rep-artistja Tayna, e cila po shijon pushimet në një restorant mjaft luksoz.


Ajo nga vendi ku po qëndron ka sjellë imazhe të shumta në rrjetin social Instagram, teksa ka marrë komente të shumta.

Në dukjen e fundit, Tayna duket se ka shpenzuar mjaft para për tu dukur me stil, ndërsa shuma arrin 12 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur faqja Shqipe.Closet, ndërsa bën të ditur se çmimi më i lartë i takon orës ‘Rolex’ me 11 mijë dollarë.

tayna 124027148 721502528455228 2195892543038892746 n (Foto: Instagram)

Tayna e ka zakon të mos kursehet në pozat e reja, duke theksuar kështu linjat perfekte trupore. /Telegrafi/