LAJMI I FUNDIT:

Tayna ftohet në Brazil për të kënduar nga ylli i Realit, Vinicius Jr.

Tayna ftohet në Brazil për të kënduar nga ylli i Realit, Vinicius Jr.

Reperja shqiptare, Doruntina Shala e njohur me emrin e artit, Tayna, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.

Ajo tashmë padyshim se ka kaluar kufijtë, projektet e së cilës përveç sukseseve të mëdha në vendin tonë janë duke u shpërndarë dhe dëgjuar në vende të ndryshme të botës.


Së fundmi, projektin e saj të fundit e njëherësh të ri “Sicko”, u bë e ditur se e ka dëgjuar edhe sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, i cili publikoi një postim në rrjetet sociale.

Ky i fundit duket se vazhdon të jetë në kontakt akoma me këngëtaren shqiptare, pasi e ka ftuar atë të këndojë në Brazil.

Në opsionin pyetje- përgjigje të Doruntina Shalës në Instagram, Junior i ka thënë 23-vjeçares se dëshiron një shou në Brazil dhe një përgjigje nga ana e saj nuk ka munguar.

Ylli i Realit, Vinicius Jr. shpërndan këngën "Sicko" dhe etiketon Taynan në profilin e tij
Lexo po ashtu Ylli i Realit, Vinicius Jr. shpërndan këngën "Sicko" dhe etiketon Taynan në profilin e tij

“Organizoje atëherë”, ka qenë përgjigja e Taynës.

Ylli i Realit, Vinicius Jr fton Taynën në Brazil për të kënduar (Foto: Instagram)

Sakaq, edhe pse jemi në fund të këtij viti, Tayna është akoma duke punuar në projekte të reja dhe së shpejti pritet të prezantohen para publikut.

“Sicko” përndryshe ka kaluar shifrën e 9.5 milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori