LAJMI I FUNDIT:

Tayna dhe Ledri publikojnë bashkëpunimin e ri “Hala”

Tayna dhe Ledri publikojnë bashkëpunimin e ri “Hala”
Foto: Friends Entertainment/YouTube

Dy rap-artistët e njohur të estradës, Ledri Vula dhe Tayna, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Hala” titullohet kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.


Muzika është punuar nga producenti Cricket dhe Egzon Surkishi, gjersa për tekstin janë kujdesur vet dyshja interpretuese, duke shkruar secili pjesën përkatëse të tij me ndihmë nga Endrit Mumajesi (MUMA).

Foto: Friends Entertainment/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, ku ashtu si pothuajse në çdo video muzikore tjetër, Tayna vjen me një paraqitje mjaft atraktive.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale i është besuar produksionit vendor, Sekuencë Studio.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Taynës dhe Ledrit.

Dyshja në fjalë bashkëpunuan edhe në dhjetor të vitit 2018, në një këngë të titulluar “Aje”, e cila u prit mirë në atë kohë. /Telegrafi/