LAJMI I FUNDIT:

Taxhikistan:100 dollarë dënim për gazetarët nëse përdorin fjalë të pakuptueshme

Taxhikistan:100 dollarë dënim për gazetarët nëse përdorin fjalë të pakuptueshme

Autoritetet taxhike kanë thënë se do të dënojnë deri me 100 dollarë të gjithë gazetarët që përdorin fjalë të komplikuara që lexuesi i rregullt nuk i kupton, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve.

“Ka shembuj se si disa gazetarë përdorin deri në 10 fjali që nuk janë të kuptueshme për lexuesin e rregullt, shikuesin apo dëgjuesin në përmbajtjet e gazetarëve brenda një dite. Duke e bërë këtë, ata po kryejnë shkelje të rëndë të normave të gjuhës zyrtare”, ka thënë gjatë një konference me gazetarë Gavkhar Sharifzoda, udhëheqës i komitetit të terminologjisë së këtij vendi në Azinë Qendrore.


“Ka rregulla të drejtshkrimit dhe kushte për vëzhgimin e normave të gjuhës zyrtare që janë obligim për të gjithë”, ka thënë më tej ai.

Gazetarët individualisht përballen me dënime nga 75 deri në 100 dollarë, ndërsa kompanitë mediale nga 150 deri në 200 dollarë, ka sqaruar më tej ky zyrtar.

Taxhikistani më parë e ka ndaluar emërtimin e foshnjave me emrave të huaj si dhe versionin rus për babadimrin.

Ish shteti sovjetik i ka dhënë fund përdorimit të rusishtes si gjuhë zyrtarë në vitin 2009, ndonëse gjuha taxhike, që është gjuha zyrtare e vendit, vazhdon të shkruhet në një formë të adaptuar të alfabetit rus.

Së fundi, autoritetet e këtij vendi me tetë milionë banorë janë ankuar për ndikimin në rritje mbi gjuhën taxhike të Farsi dhe Dari, gjuhë që fliten në Afganistan. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori