Boston Celtics ka vazhduar me ndeshje të mira dhe fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Lideri aktual i Konferencës së Lindjes ka mposhtur para adhuruesve të vet Miami Heat me 13 pikë diferencë 134:121.
Ka qenë një fitore e madhe e Celtics nën regjinë e Jayson Tatum që ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë.
Ylli amerikan e mbylli ndeshjen me 49 pikë, 11 kërcime e tre asistime, derisa kontribut të madh dha edhe Jaylen Brown me 26 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Fitore të madhe ka shënuar edhe Brooklyn Nets përballë Washington Wizards me gjashtë pikë diferencë 113:106.
Kevin Durant ka vazhduar me paraqitje fantastike, ku e mbylli ndeshjen me 39 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
View this post on Instagram
Te fitorja është rikthyer edhe Los Angeles Lakers, ku në Crypto Arena kanë mposhtur Portland Trail Blazers.
Pas 48 minutave lojë rezultati ishte 128:109 në të mirë të LA Lakers.
LeBron James me 31 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime si dhe Anthiny Davis me ‘double-double’ prej 27 pikëve e 12 kërcimeve ishin më meritorët për fitoren e tetë sezonale të Lakers. /Telegrafi/