LAJMI I FUNDIT:

BE me tarifa për makinat elektrike kineze? Ja çfarë mendimi kanë në Gjermani

BE me tarifa për makinat elektrike kineze? Ja çfarë mendimi kanë në Gjermani

Prodhuesit gjermanë të makinave shprehin skepticizëm rreth tarifave të mundshme ndëshkuese evropiane për importin e makinave elektrike nga Kina.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave (VDA) bëri thirrje për një gatishmëri për t’u përfshirë në dialog nga të dyja palët për të shmangur dëmtimin e zhvillimit të sektorit.


“… Qëllimi i kompensimit të detyrimeve të parashikuara nga Komisioni Evropian mund të ketë shpejt një ndikim negativ në rast të një konflikti tregtie”, ka thënë presidentja e VDA-së, Hildegard Müller për edicionin e së dielës të gazetës Die Welt, parë paraprakisht nga dpa.

Sipas Müller, një konflikt tregtar do të rrezikonte gjithashtu transformimin drejt elektromobilitetit dhe dixhitalizimit.

Ndryshe, që nga vjeshta e kaluar, Komisioni Evropian ka hetuar nëse makinat elektrike në Kinë po përfitojnë nga subvencionet e paligjshme.

Dhe hetimi kundër subvencioneve tani mund të çojë në vendosjen e tarifave ndëshkuese.

Sipas Qendrës Automotive Research me qendër në Duisburg, prodhuesit gjermanë të makinave shesin 30%-40% të prodhimit të tyre në tregun kinez.

Prandaj, në rast të tarifave ndëshkuese evropiane, këta prodhues mund të jenë objektivi i parë i kundërmasave të mundshme kineze. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Kalo në kategori