LAJMI I FUNDIT:

Targat digjitale, tani janë legale në Kaliforni

Targat digjitale, tani janë legale në Kaliforni

Kalifornia ishte shteti i parë që filloi pilot-projektin për targat digjitale, por tani po del nga pilot-programi dhe po zgjerohet kjo nismë.

Falë ligjit të miratuar së fundmi (AB-984), tani do të konsiderohet veprim legal për të gjitha veturat në shtetin e Kalifornisë që përdorin targat digjitale.


Por opsionet për blerjen e targave digjitale janë të kufizuara në vetëm një kompani – Reviver, transmeton Telegrafi.

Reviver thotë se rreth 10 mijë vetura në Kaliforni po bëjnë çmos t’i ketë targat digjitale si pjesë e pilot-programit.

Ky numër do të rritet dukshëm siç parashihet me ligjin e ri, që e lejon çdo qytetar t’i ketë në mjetin e tij motorik.

Në rast se nuk keni parë apo dëgjuar më herët për targat digjitale të kompanisë Reviver, duhet ditur se përdorin ekranin HD që mund të ndryshojë në disa opsione (bardhë apo prapavijë të zezë).

Ato funksionojnë me bateri, kurse nga Reviver pretendojnë se zgjasin pesë vite dhe nëse jeni blerës komercial, Reviver ofron edhe mbushjen me tela.

Por shumë po pyesnin se pse do të dëshironit t’i kenë një palë targa të tilla? Sigurisht arsyeja kryesore është estetika. /Telegrafi/