LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Të respektohet ligjshmëria e vendimeve legjitime të ASH-së

Taravari: Të respektohet ligjshmëria e vendimeve legjitime të ASH-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët përmes një postimi në platformën X, i ka dërguar mesazh ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe partisë së tij, duke i bërë thirrje që të respektohen vendimet legjitime të ASh-së.

Taravari shkruan se 75 prej 141 anëtarëve të Kuvendit të ASh-së dhe 17 prej 30 anëtarëve të kryesisë së saj, i kanë dhënë mandat për të negociuar koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare.


“Dje, 75 prej 141 anëtarëve të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët dhe 17 prej 30 anëtarëve të Kryesisë së saj, më dhanë një mandat të qartë për të negociuar një koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare. Besimi i tyre është nder dhe përgjegjësi e madhe. Aleanca për Shqiptarët është më e fortë dhe unike se kurrë më parë”.

Mbledhja e ASH-së në Kumanovë, shumica e kuvendarëve mbështesin Arben Taravarin për koalicion me opozitën shqiptare
Lexo po ashtu Mbledhja e ASH-së në Kumanovë, shumica e kuvendarëve mbështesin Arben Taravarin për koalicion me opozitën shqiptare

“Vërej me shqetësim përpjekjet për të thyer besimin e krijuar me ish-kryeministrin Kovaçevski, kur Aleanca për Shqiptarët bëri një sakrificë duke iu bashkuar qeverisë për t’i dhënë një shans rrugës së anëtarësimit të vendit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë ligjshmërinë e vendimeve të marra nga organet legjitime të Aleancës për Shqiptarët”, ka shkruar Arben Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori