LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Situata me coronavirusin po del nga kontrolli, Maqedonia ka vdekshmërinë më të madhe nga i gjithë rajoni bashkërisht

Taravari: Situata me coronavirusin po del nga kontrolli, Maqedonia ka vdekshmërinë më të madhe nga i gjithë rajoni bashkërisht

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe i cili poashtu është edhe mjek, Arben Taravari në intervistën e tij për ‘Euronews’ tha se gjendja me coronavirusin në Maqedoni po del nga kontrolli.

Ai tha Maqedonia ka vdekshmërinë më të madhe nga i gjithë rajoni bashkërisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në Maqedoni, vdekshmëria në 100.000 banorë është 5.9, që do të thotë më shumë se Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Mali i Zi bashkërisht. Nëse i bashkojmë bashkërisht këto shtete, nuk do të kenë mortalitet si Maqedonia”, tha Taravari.

Sipas tij, në ditët e fundit, pa përfunduar vala e parë vazhdoi vala e dytë e virusit.

“Vala e dytë vazhdon pa përfunduar vala e parë, edhe pse pritjet ishi se do të ulet numri i të infektuarve ashtu si te shtetet përreth. Nëse mblidhni numrin e të infektuarve të rinj  nga Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Greqia ishte sa gjysma e të infektuarve në Maqedoni”, tha Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori