LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Pa dallim partie, gjuhe dhe feje të bëhemi bashkë për të mirën e vendit

Taravari: Pa dallim partie, gjuhe dhe feje të bëhemi bashkë për të mirën e vendit

Arben Tarvari u bënë thirrje të gjithë anëtarëve të ASH-së dhe qytetarëve që t’i bashkohen krahut të tij të cilët po shkojnë drejt një ndryshimi politik.

“Edhe pse mund të kemi bindje apo vizione të tjera politike, ne të gjithë bashkohemi nga dëshira për ta bërë këtë vend sa më të mirë!


Kur do të fitojmë, nuk do të vijnë as orë hakmarrjesh, as spastrime masive, por madje do të ketë projekte që do të kërkojnë përmirësimin edhe më shumë të atyre që tani janë pjesë e administratës apo të punësuar në çdo sektor.

I drejtohem çdo kolegu të partive të tjera, pasi në thelb ne jemi të gjithë kolegë:

Le të jemi ne, pa dallim partie, feje, gjuhe apo kombi, klasa e atyre politikanëve që do ta shohin veten si oponentë ideologjik por si partnerë në qëllimet tona më të larta, si është Zhiviillimi i vendit dhe ecja jonë në hartën e BE-së si pjesë organike e saj.

Sado kjo është sfidë, jam i sigurtë që ne mund t’ia dalim dhe këto muaj t’i shëndrojmë në një festë mendimesh, vizionesh dhe mundësish, dhe në fund Fitoftë Më I Miri!”, shkruan Taravari në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se është i bindur se për këtë veprim ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori