eksperti-banner

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se VLEN-i nuk pyetet për asgjë dhe se nuk e dinë se çfarë ndodhë “nuk janë aty hiq”.

“S’janë pari hiq, nuk kanë informata se çfarë ndodh. Shikoni sulmi është mbrojtja më e mirë. Ato mund vetëm të sulmojnë. Unë nuk mund të them se gjatë kohës së BDI-së nuk ka pasur ndikim Serbia ose Ballkani i Hapur. Ja BDI-në e dërguam në opozitë bashkë, dhe super e bëmë që BDI-në e kemi në opozitë, u bënë dy vjet. Urdhëroni be burra veproni ju: BDI-ja e ka sjell Serbinë, nxjerreni ju largojeni nëse keni ndikim, unë e di se kush s’ju pyet”, ka deklaruar Taravari në emisionin “Debat në Shenja”,.


I pyetur nëse mund të ndodhë rikthimi i Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, kryetari i ASH-së, Arben Taravari deklaroi se është nënçmuese të hyjet prej aty prej ku ke dalë, por nuk përjashton mundësinë që kjo të ndodh me ndonjë marrëveshje të re.

“Vetëm se me një marrëveshje të re në të cilat do të kishte së paku garanca për fillimin e negociatave me BE-në dhe ndryshimet kushtetuese ne atë rast edhe mund të diskutohet”, tha Taravari, duke shtuar se në të kundërtën nuk ka se çfarë të diskutohet.