LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Kosova nuk mund të jetë një Ukrainë e dytë, sepse një Ukrainë e dytë përkthehet në Luftën e Tretë Botërore

Taravari: Kosova nuk mund të jetë një Ukrainë e dytë, sepse një Ukrainë e dytë përkthehet në Luftën e Tretë Botërore

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, me një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar për të dytën herë për ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në Veri të Kosovës, ku një grup i armatosur serb i mori jetën policit Afrim Bunjaku dhe la të plagosur një tjetër polic.

Taravari shprehet se Kosova nuk mund të jetë një Ukrainë e dytë, sepse një Ukrainë e dytë përkthehet në Luftën e Tretë Botërore. Ai kërkon të ndërrohen negociatorët mes Kosovës dhe Serbisë, të cilët, shton ai, do të mbanin një qëndrim të drejtë që nënkupton ndëshkim të qeverisë serbe për të gjitha sjelljet kriminale që ka bërë deri tani!


“Serbia vazhdon përpjekjet e saj për të ndezur luftën në Kosovë dhe më gjerë. Evropa diplomatike vazhdon dhe i zvogëlon këto sulme ushtarake në “banda” dhe raste të izoluara. Kosova nuk mund të jetë një Ukrainë e dytë, sepse një Ukrainë e dytë përkthehet në Luftën e Tretë Botërore.

Që kjo mos të ndodhë duhet ndaluar urgjentisht Serbia në strategjinë e saj pushtuese dhe kriminale! Mjaft më me takime diplomatike që janë benzinë që po shton zjarrin. Ka ardhur koha të ndërrohen negociatorët dhe të mbahet qëndrim i drejtë ndaj të të dy palëve! Qëndrim i drejtë domethënë dënim, ndalim dhe ndëshkim i qeverisë serbe për të gjitha sjelljet kriminale që ka bërë deri tani! Është i domosdoshëm ndalimi i Serbisë në veprimet e saj. Çdo vonesë mund t’i kushtojë botës shumë më shumë”, shkruan Taravari.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori