LAJMI I FUNDIT:

Tanke, aeroplanë, helikopterë e fishekzjarre, atmosferë impozante në festën e 4 korrikut në SHBA (Foto/Video)

Tanke, aeroplanë, helikopterë e fishekzjarre, atmosferë impozante në festën e 4 korrikut në SHBA (Foto/Video)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dje (e enjte) kanë shënuar përvjetorin e pavarësisë së këtij vendi. E derisa presidenti po mbante fjalimin e 4 korrikut prapa një xhami antiplumb, Washingtoni ishte kapluar nga moti me shi.

Megjithatë kjo nuk i ndaloi mijëra qytetarë që të “vërshojnë” rrugët, për të ndjekur nga afër fjalimin e presidentit amerikan si dhe paradën ushtarake e cila për herë të parë është organizuar e këtij lloji, ku janë prezantuar aeroplanë të ndryshëm luftarak, helikopterë si dhe tanke e mjete tjera të blinduara, transmeton Telegrafi.


“Sot jemi mbledhur si një komb t’i japim një përshëndetje të ngrohtë Amerikës”, ka deklaruar Trump para masës derisa në prapavijë valonte flamuri me ngjyra kuq, kaltër dhe bardhë.

Forcat tokësore, ajrore, detare kanë dhuruar spektakël gjatë natës së mbrëmshme në Washington.

“Dua ta dini se së shpejti do të kthehemi në Hënë, dhe së shpejti do të vendosim flamurin amerikan në Mars”, ka deklaruar Trump, duke kujtuar punën e palodhshme të punonjësve të NASA-s.

Ai kujtoi George Washington, Alexander Hamilton, vëllezërit Wright, Frederick Douglass dhe Amelia Earhart.

Por, ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishin aeroplanët, helikopterët, tanket dhe makinat e tjera luftarake që u shfaqen në Washington.

Madje shumë prej qytetarëve mezi arrinin ta ngritin kokën për t’i parë aeroplanët e helikopterët duke fluturuar nga shiu, që pothuajse për asnjë moment nuk u ndal.

Dy vetura luftarake “Bradley” janë parë të “stacionuara” në memorialin Lincoln, kurse dy tanke 60 tonëshe Abrams ishin dërguar rrugës hekurudhore në Ëashington.

E gjithë kjo festë nuk do të ishte e përkryer sikur të mungonin fishekzjarrët që krijuan një atmosferë impozante. Fotografitë e publikuara më poshtë e dëshmojnë një gjë të tillë, ku qielli u shndërrua në laramani ngjyrash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli pritet t'i hakmerret Iranit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit ndaj Teheranit

Izraeli pritet t'i hakmerret Iranit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit ndaj Teheranit

Azia
Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Azia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit në raport me Tehranin

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit në raport me Tehranin

Botë
Një rreze X zbuloi një

Një rreze X zbuloi një "masë të pazakontë" në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Azia
Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Azia
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Kalo në kategori