LAJMI I FUNDIT:

Tanja Fajon: Çdo herë do ta mbështesim Maqedoninë

Tanja Fajon: Çdo herë do ta mbështesim Maqedoninë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka shprehur mbështetje për Maqedoninë, në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Ajo ka qenë e pranishme gjatë fjalimit të sotëm të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, para eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, ndërsa shkruan se Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian do ta mbështesin edhe më tej Maqedoninë.


Zaev në Parlamentin Evropian: Do të jemi Maqedonia Veriore me gjuhë dhe identitet të pranuar (Video)
Lexo po ashtu Zaev në Parlamentin Evropian: Do të jemi Maqedonia Veriore me gjuhë dhe identitet të pranuar (Video)

“Zoran Zaev tha se beson se referendumi më 30 shtator do të jetë i suksesshëm dhe do të jetë fillimi i realizimit të ëndrrës evropiane. Ne Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, çdo herë ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë”, ka shkruar Fajon në Twitter.

Përndryshe, kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij tha se me marrëveshjen e Prespës, Maqedonia në Evropë do të pranohet si “Republika e Maqedonisë Veriore” me gjuhë dhe identitet të garantuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Drejtësi
LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

Politikë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Siguri
Kalo në kategori