LAJMI I FUNDIT:

Talibanët në Afganistan shpallin armëpushim treditor gjatë Bajramit

Talibanët në Afganistan shpallin armëpushim treditor gjatë Bajramit

Talibanët në Afganistan kanë shpallur armëpushim treditor, për të shënuar festën e Fitër Bajramit. Pas këtij njoftimi, presidenti afgan, Ashraf Ghani po ashtu ka urdhëruar forcat e sigurisë që t’i përmbahen armëpushimit.

Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid tha se udhëheqësia e këtij grupi ka urdhëruar të gjithë luftëtarët “që të mos kryejnë operacione ofensive ndaj asnjë armiku” dhe të ofrojnë “siguri për qytetarët tanë”.

Armëpushimi nis sot dhe do të zgjasë tre ditë.

Edhe presidenti Ghani ka shkruar në Twitter se forcat qeveritare do të ndërpresin të gjitha operacionet gjatë këtij armëpushimi.

Pas faljes së Bajramit, presidenti afgan, Ashtraf Ghani njoftoi se qeveria e tij do të përshpejtojë lirimin e të burgosurve talibanë.

“Njoftoj se lirimi i të burgosurve talibanë do të përshpejtohet dhe masa të tjera do të ndërmerren.

Lirimi i të burgosurve nga autoritetet afgane dhe talibanët, është njëra nga pikat e marrëveshjes së arritur në shkurt ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe talbanëve.

Lirimin e të burgosurve e kërkoi edhe Zalmay Khalizad, i dërguari i SHBA-së në Afganistan.

Ai armëpushimin treditor e cilësoi si mundësi për të përshpejtuar procesin e paqes me talibanët.

Për armëpushim të ngjashëm gjatë festave fetare talibanët kishin njoftuar edhe më 2018, por në të kaluarën këto armëpushime nuk ishin zgjatur. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori