LAJMI I FUNDIT:

Talenti i Lirisë i pavendosur për të ardhmen

Talenti i Lirisë i pavendosur për të ardhmen

Disa nga futbollistët po shikojnë mundësinë që të ndërrojnë mjedis, disa të vazhdojnë kontratat me klubin e Lirisë dhe disa janë të papërcaktuar.

Mesfushori ofensivë, Blendi Memaj, ende nuk është përcaktuar për të ardhmen e tij edhe pse nuk e përjashton mundësinë që të mbetet te Liria.


Ai edicionin që e lamë pas ka treguar lojëra të mira dhe treguesi më i mirë është se kishte shënuar shtatë gola e ka pasur edhe disa asistime.

“Dëshira personale ekziston që unë ende të luaj për klubin e Lirisë, mirëpo nganjëherë gjërat nuk ndodhin ashtu si ne dëshirojmë. Për momentin nuk ka asgjë konkrete. Me klubin e Lirisë presim që të bisedojmë dhe të arrijmë ndonjë akordim të mirë për të dyja palët”, tha Memaj për “Bota sot”.

Memaj nuk e mohon që ka oferta, duke thënë: “Ofertat si brenda sezonit ashtu edhe tani vazhdojnë të jenë prezentë, mirëpo pa ndonjë konkretizim, pasi që dua të mos ngutem, sepse është moment kritik kur unë duhet të vendosi për të ardhmen time si futbollist”.

Synimi i mesfushorit është që të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri pavarësisht se ku do të luajë. Ai pret që të jetë një edicion më i mirë se atë që e lamë pas. “Futbolli i Kosovës në përgjithësi viteve të fundit ka pasur ngritje të madhe në aspektin cilësor, por tani duke pasur parasysh ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me njohjen (pranimin) historike nga UEFA e FIFA pa dyshim që do ta bëjmë futbollin tonë edhe shumë me kompetitiv dhe më interesant edhe për syrin e shikuesit”, tha Memaj.

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori