LAJMI I FUNDIT:

Talenti i futbollit duket i panjohur në fotografinë si fëmijë me idhullin Neymar – nëntë vite më pas, Rodrygo është yll te Brazili dhe Reali

Talenti i futbollit duket i panjohur në fotografinë si fëmijë me idhullin Neymar – nëntë vite më pas, Rodrygo është yll te Brazili dhe Reali
(Foto: Getty/Twitter)

Një yll i Brazilit në Kampionatin Botëror duket i panjohur në një fotografi si i vogël gjatë kohës sa ishte pjesë e Santos.

Fëmija shfaqet duke pozuar përkrah heroit të tij të fëmijërisë, Neymar, gjatë ditëve kur ishin në klubin brazilian.


Të dy shfaqen me këmisha të zeza me krah të shkurtër të Santosit, pranë njëri-tjetrit dhe të dy i kanë gishtat e ngritur lart.

(Foto: Twitter)

Neymar u largua nga Santosi në vitin 2013 në moshën 21 vjeçare në transferimin e shumëpërfolur te Barcelona.

Dhe bashkëlojtari i tij i ardhshëm te Selecao – i etiketuar si ‘Neymari i ardhshëm’ – që është nëntë vjet më i ri, mësohet të ketë pasur 12 vjet në kohën kur është bërë fotografia.

Padyshim se ai duket paksa i mahnitur kur është fotografuar me Neymarin dhe mezi ia del të buzëqeshë.

Dhe sot, në vitin 2022 (kur kanë kaluar nëntë vjet nga ajo fotografi), ai është yll i Real Madridit dhe i Brazilit dhe ka shumë vetëbesim.

(Foto: Getty Images)

Prej se iu bashkuar Realit për afro 47 milionë euro në vitin 2019, tash 21-vjeçari ka shijuar momentet më të mëdha me fanellën e Los Blancos në edicionin e kaluar duke shënuar gola vendimtar ndaj Interit dhe Chelseat, e sidomos me realizimet ndaj Manchester Cityt që e kualifikoi Madridin në finale për ta mposhtur Liverpoolin dhe për t’iu gëzuar trofeut të Ligës së Kampionëve.

Aktualisht është duke shkëlqyer në ‘Katar 2022’ me Brazilin dhe është kualifikuar në çerekfinale, ku të premten luan ndaj Kroacisë.

Djaloshi ‘i mistershëm’ është, kuptohet Rodrygo.

Ai kaloi tetë vjet duke u zhvilluar me klubin e fëmijërisë, Santos, përpara se të transferohej në Spanjë, duke ndjekur gjurmët e Neymar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori