LAJMI I FUNDIT:

Talebanët kërkojnë të mbajnë fjalim në Asamblenë e OKB-së

Talebanët kërkojnë të mbajnë fjalim në Asamblenë e OKB-së

Disa javë pasi e morën pushtetin në Afganistan, talibanët kanë kërkuar që t’u drejtohen liderëve botërorë me një fjalim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po i zhvillon punimet vjetore këtë javë në Nju Jork.

Kërkesa e talibanëve është konfirmuar nga Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.


Kërkesa e talibanëve u bë përmes një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Përveç kërkesës për pjesëmarrje në mbledhjen vjetore të OKB -së, në letër thuhej se talibanët po nominonin një përfaqësues të ri të përhershëm në OKB, Mohammad Suhail Shaheen.

Shaheen ka qenë një zëdhënës i talibanëve gjatë negociatave të paqes në Katar.

Ende nuk dihet se si do të vendos për kërkesën e talibanëve një panel i OKB-së që merret me këto çështje, pjesë e të cilit janë edhe Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja tashmë është në dijeni të kërkesës së talibanëve,thanë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

Letra e talibanëve drejtuar Guterres tha se ish -presidenti afgan Ashraf Ghani ishte “rrëzuar” që nga 15 gushti dhe se vendet në të gjithë botën “nuk e njohin më atë si president”. Prandaj ambasadori aktual i akredituar afgan, Ghulam Isaczai, nuk e përfaqëson më Afganistanin.

Afganistani pritet të mbajë fjalimin e fundit në ditën e fundit të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së më 27 shtator. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori