LAJMI I FUNDIT:

Taksi i lëndoi 10 vetë në SHBA, Policia thotë se sulmi nuk ishte i qëllimshëm

Taksi i lëndoi 10 vetë në SHBA, Policia thotë se sulmi nuk ishte i qëllimshëm

Policia në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara thotë se 10 vetë janë lënduar pasi një shofer taksie me makinën e tij u përplas në turmën e njerëzve afër aeroportit kryesor të Bostonit, porse nuk ka shenja se përplasja ishte e qëllimshme.

Policia shtetërore në Masaçusets ka njoftuar se përplasja e taksisë në njerëz afër aeroportit Logan, ka ndodhur dje pasdite – sipas kohës lokale.


Autoritetet po zhvillojnë hetime për këtë incident, ndërsa shoferi 56 vjeçar po intervistohet nga policia.

Disa vende evropiane janë goditur nga sulmet vdekjeprurëse gjatë disa muajve të kaluar me ç’rast sulmuesit i drejtonin automobilat drejt turmës së njerëzve. Grupi esktremist, Shteti Islamik, e pat marrë përgjegjësinë për sulme të këtilla në Nicë të Francës, në Berlin të Gjermanisë dhe në Londër të Britanisë.