LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Vuçiqin në Bruksel, Kurti thotë se ende nuk ka marrë ftesë

Takimi me Vuçiqin në Bruksel, Kurti thotë se ende nuk ka marrë ftesë
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk ka pranuar ftesë zyrtare për një takim të mundshëm mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Gjatë konferencës për media, Kurti tha se Kosova është e gatshme për dialogun me Serbinë.


“Me presidentin e Serbisë është dashur të takohemi në Bruksel më 19 korrik, mirëpo ai ka kërkuar të shtyhet ai takim për në fund të muajit gusht. Mbase ka qenë i zënë me përgatitjet e asaj që ndodhi dje sepse ne është dashur të takohemi më 19 korrik”, tha Kurti.

Ai ka thënë se ka shprehur gatishmërinë e tij që në momentin kur i thërret përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, të shkoj në Bruksel.

Borrell fton në takim Kurtin e Vuçiqin, pas situatës së tensionuar në veri
Lexo po ashtu Borrell fton në takim Kurtin e Vuçiqin, pas situatës së tensionuar në veri

“Një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi. Në momentin që do ta kemi, sigurisht që do ta bëjmë publike dhe do të shprehim qëndrimin tonë. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, shtoi ai.

I pyetur se a kanë qenë të koordinuara me aleatët ndërkombëtar, veprimet lidhur me situatën në veri, Kurti u përgjigj “Kemi qenë vazhdimisht në komunikim me partnerët, aleatët tanë amerikan e evropian. Pjesa më e madhe zhvillimeve ka qenë e kushtëzuar nga veprimet kriminale e agresive të bandave që si struktura ilegale të Serbisë dolën në rrugët e Kosovës. Kuptojmë brengën e SHBA-së dhe BE-së për fushatën e madhe të dezinformimit që është bërë për dy vendimet tona”

“Jemi të vetëdijshëm që qytetarët serb kanë qenë të bombarduar për lajmet e rreme nga Serbia që në Kosovë po përgatitet diçka. I janë nënshtruar një fushate të egër dezinformuese dhe kjo ka qenë brenga e SHBA-ve dhe BE-së, dhe ne e kuptojmë këtë brengë dhe prandaj do të vazhdojmë me fushatën informuese”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori