LAJMI I FUNDIT:

Takimi Kurti-Vuçiq, përveç tensioneve kërkohet diskutimi i temave të tjera

Takimi Kurti-Vuçiq, përveç tensioneve kërkohet diskutimi i temave të tjera

Pas tensioneve të së dielës në veri të Kosovës, presidenti serb është pajtuar të takohet me kryeministrin kosovar, i cili ka kohë që deklarohet i gatshëm të dialogojë me Vuçiqin. Takimi pritet të realizohet përgjatë javës së tretë të gushtit.

Bashkimi Evropian dhe as Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë detaje për takimin e paralajmëruar ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiq në fund të këtij muaji.

Njohësit e procesit të dialogut kërkojnë që Qeveria të mos heqë dorë nga zbatimi i reciprocitetit me Serbinë. Poashtu, krahas diskutimit të tensioneve kërkohet që mos të lihen anash temat tjera të rëndësishme mes palëve.

Dita e 19-të e korrikut nuk e solli takimin e shumëpritur ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit në Bruksel.

Por, pas tensioneve të së dielës në veri të Kosovës, presidenti serb është pajtuar të takohet me kryeministrin kosovar, i cili ka kohë që deklarohet i gatshëm të dialogojë me Vuçiqin.

Të dy liderët pritet të takohen gjatë javës së tretë të gushtit.

Por, Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues refuzon të jap detaje se si synon ta trajtojë situatën e re të krijuar pas vendimit për reciprocitet.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka rekomanduar RTV Dukagjinin t’i referohet deklaratës së tij të hënën në Bruksel.

Në kryeqendrën evropiane, Stano tha se pas shtyrjes së zbatimit të reciprocitetit, palët duhet të takohen për të diskutuar rrugën përpara.

Se çfarë qasje do të mbajë kryeministri Kurti në takim pas tensioneve në veri, nuk ka treguar as zyra e tij.

Por, njohës të procesit të dialogut kërkojnë nga Kurti që edhe në takimin e Brukselit të insistojë në zbatimin e reciprocitetit dhe të mos heqë dorë nga kjo masë.

“Çdo kthim prapa tash e tutje e bën Qeverinë e Kosovës palaço sistem. Pra  nuk guxon të kthehet më prapa sepse vendimi është marrë, qëllimi politik është arritur, tash duhet me i pa rezultatet”, ka thënë Dritëro Arifi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Para krijimit të tensioneve, Kosova dhe Serbia u raportua se janë afër marrëveshjes për çështjen e të pagjeturve dhe disa tema tjera.

Andaj, sipas Naim Rashitit që udhëheq Grupin për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, paralelisht me tensionet nuk duhet të lihen anash temat tjera.

Një ndër to, Rashiti përmend zbatimin e marrëveshjes për energjinë.

“Paralel këtij procesi duhet të ketë dialog për tema të tjera që të mos vihet theksi vetëm të një çështje që buron gjeneron tension, sepse tani jemi në një situatë ku marrëveshja energjetike edhe pse e arritur mund të mos zbatohet, Kosovës në asnjë rrethanë nuk i konvenon situata tensionuese, dhe këtë e di Vuçiq, Vuçiq për atë edhe tenton të krijojë situata tensionesh sepse e bën të pazbatueshme marrëveshjen”, ka thënë  Naim Rashiti, nga Grupi për Ballkan.

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq në Bruksel janë takuar në korrik të vitit 2021./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori