LAJMI I FUNDIT:

Takimi i grupeve parlamentare për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë

Takimi i grupeve parlamentare për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë

Delegacioni i Grupit Parlamentar të Parlamentit të Republikës së Austrisë për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili po qëndron për vizitë dyditore në vend, sot realizoi takim me kryetarin e GP të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Austrisë, Arbër Ademi, dhe me anëtarët e këtij grupi.


Njëkohësisht, Ademi shprehu kënaqësinë për vizitën e deputetëve austriakë, duke theksuar se takimet e tilla janë mundësi për shkëmbimin e përvojave në disa fusha. Ai theksoi edhe vizitën e fundit bilaterale të presidentit austriak në vend, duke vlerësuar se ky është konfirmim i miqësisë dhe partneritetit shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe Austrisë.

Deputetja Shtefani Krisper, si shefe e Delegacionit austriak, e rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme nga Austria për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me qëllim të arritjes së qëllimit strategjik të vendit për anëtarësim në BЕ.

Krisper theksoi se anëtarësimit të Austrisë në BE i kanë paraprirë shumë diskutime dhe se i kupton dilemat në atë kontekst me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se pavarësisht gjithçkaje, reformat në vend duhet të vazhdojnë për të arritur përfitimet që sjellin hyrjen në BE.

Duke iu referuar fillimit të procesit të skriningut për Maqedoninë e Veriut në kuadër të BE-së, Ademi vuri në dukje se, krahas përkushtimit të vazhdueshëm për reforma, vendi po përballet edhe me procesin e ndryshimeve kushtetuese, të parapara me Kornizën Negociuese, me qëllim për të arritur përfundimisht qëllimin e dytë strategjik të vendit – anëtarësimin në Bashkimin Evropian, krahas anëtarësimit në NATO.

Deputetja Sillvana Angelevska falënderoi Austrinë për mbështetjen e dhënë për vendin. Ajo tha se integrimi i vendit në BE është qëllim i përbashkët, duke theksuar se megjithatë vendi është përballur me shumë lëshime gjatë rrugës.

Deputetja Maja Moraçanin tha se është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi mes të gjitha grupeve politike në Kuvend, sepse kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e nivelit të besimit të qytetarëve në raport me proceset integruese evropiane. Si shembull, Moraçanin tregoi Klubin e Deputeteve, ku, siç tha, deputetet nga të gjitha grupet politike bashkërisht iniciuan shumë ligje të rëndësishme për barazinë gjinore.

Deputetja Dragica Gjavoçanova foli për bashkëpunimin ekonomik dhe rëndësinë e investimeve austriake në vend, duke vënë në dukje mundësitë për bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori