LAJMI I FUNDIT:

Takimi me drejtuesit nuk solli zgjidhje, por vetëm acarime – Icardi është gati të padisë Interin

Takimi me drejtuesit nuk solli zgjidhje, por vetëm acarime – Icardi është gati të padisë Interin

Është një luftë e hapur mes Mauro Icardit dhe Interit, pasi klubi paralajmëroi se ai nuk do të luajë asnjë minutë të vetëm, ndërsa sulmuesi thuhet se dëshiron vetëm Juventusin dhe mund të padisë Nerazzurrët.

Në momentin kur Antonio Conte erdhi si trajner, u konfirmua që Icardi dhe Radja Nainggolan ishin në shitje dhe nuk ishin pjesë e projektit.


Ndërsa Nainggolan po shkon drejt huazimit te ish-klubi i tij Cagliari, situata e Icardit mbetet jashtëzakonisht e tensionuar dhe e paparashikueshme.

Presidenti i Interit: Icardi është lojtar dhe njeri i madh, do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të
Lexo po ashtu Presidenti i Interit: Icardi është lojtar dhe njeri i madh, do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, të enjten drejtuesit si Beppe Marotta, Piero Ausilio dhe Lele Oriali të gjithë u ulën me Icardib dhe i thanë që nuk kishte shpresë të luante as një minutë futboll me Interin këtë sezon.

Takimi i drejtuesve me Icardi nuk ka rezultuar me zgjidhje, por vetëm me tension

Kjo nuk kaloi mirë dhe raportohet se Icardi është gjithnjë e më i bindur se ai do të largohet nga Nerazzurrët vetëm për Juventusin.

Nëse kjo nuk ndodh dhe ai lihet jashtë listës së skuadrës për ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve, por mund të shohim një veprim radikal në formën e një padie të paraqitur nga bashkëshortja dhe agjentja e sulmuesit, Wanda Nara.

Roma ofron 30 milionë dhe Dzekon për Icardin
Lexo po ashtu Roma ofron 30 milionë dhe Dzekon për Icardin

Roma dhe Napoli kanë pyetur Interin për disponueshmërinë e Icardit, së bashku me Arsenalin, por argjentinasi vazhdon të refuzojë çdo propozim.

Argjentinasi po mban peng të gjithë strategjinë e transferimeve të Nerazzurrëve, pasi pa u shitur ai, nuk do të ketë para për një qendërsulmues të ri apo ndonjë transferim tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

La Liga
Leverkuseni ia mohoi Italisë vendin e gjashtë në Ligën e Kampionëve, por ka ende një mundësi

Leverkuseni ia mohoi Italisë vendin e gjashtë në Ligën e Kampionëve, por ka ende një mundësi

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori