LAJMI I FUNDIT:

Takimet e radhës të Kosovës: Tri ndeshje si vendas, dy si mysafir

Takimet e radhës të Kosovës: Tri ndeshje si vendas, dy si mysafir

Përfaqësuesja e Kosovës e mposhti mbrëmë Bullgarinë 2-3, duke u pozicionuar në vendin e tretë në Grupin A të kualifikimeve në Euro 2020.

‘Dardanët’ aktualisht janë në vendin e tretë me pesë pikë të grumbulluara, gjersa kanë një fitore dhe dy barazime, ndërsa kanë 14 ndeshje pa humbje që nga Liga e Kombeve.


Anglia me Republikën e Çekisë janë liderë të grupit me nga gjashtë pikë, ndërsa Mali i Zi që gjendet në vendin e katërt dhe Bullgaria, kanë nga dy pikë.

Festa e futbollistëve pas fitores historike (Foto: FFK-Kosova)

Përfaqësueset tani do të kenë një pushim tre mujor, për t’u rikthyer sërish me ndeshje në muajin shtator, e që Kosova ka shansin e mirë që ta rrëmbejë vendin e dytë,

‘Dardanët’ do të përballen me Republikën e Çekisë më 7 shtator nga ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, e që në rast se marrim tri pikë, do të dalim në vendin e dytë, por edhe në të parin në rast se dështon Anglia.

Më pas, Kosova do të jetë mysafir i  Tre Luanëve më 10 shtator, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Përfaqësueset do të kenë edhe nga një miqësore pas ndeshjeve të shtatorit, ndërsa tanët do të përballen me Gjibraltarin më 10 tetor nga ora 20:00.

Reagimet e mediave të rajonit dhe botës pas triumfit ndaj Bullgarisë: Kosova po bën mrekulli
Lexo po ashtu Reagimet e mediave të rajonit dhe botës pas triumfit ndaj Bullgarisë: Kosova po bën mrekulli

Tri ndeshjet e fundit të Kosovës në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian, do të jenë ajo ndaj Malit të Zi në Prishtinë më 14 tetor nga ora 20:45.

Ndërsa, më 14 nëntor do të përballemi me Republikën e Çekisë si mysafir nga ora 20:45, gjersa ndeshjen e fundit kualifikuese do ta kemi më 17 nëntor me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori