LAJMI I FUNDIT:

Takim në formatin B6 me përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor në Ohër

Takim në formatin B6 me përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor në Ohër

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, në mëngjesin e punës ishte nikoqir i përfaqësuesve të lartë të rajonit në formatin B6, si dhe të pesë përfaqësuesve specialë për Ballkanin Perëndimor nga SHBA, BE, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Austria: Zëvendësndihmësit Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar, Miroslav Lajçak, Sir Stuart Piç, Manuel Saraçin dhe Johanes Ajgner, njoftojnë nga MPJ.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor ende po luftojnë për të gjetur vendin e tyre në mesin e demokracive të zhvilluara perëndimore, rezistente ndaj sfidave globale. Ende na mungon përgjigje për disa nga pyetjet urgjente të hapura me të cilat përballet rajoni, me qëllim që të nxisim debate thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Osmani.


Në këtë kontekst, thonë nga MPJ, B6 është një iniciativë autentike e aftë për të ofruar komunikim të shpejtë të drejtpërdrejtë për të gjitha çështjet që prekin vendet e rajonit.

“Përballë invazionit rus në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal po bëhet edhe më i rëndësishëm, veçanërisht lidhur me demonstrimin e lidershipit të përbashkët politik dhe unitetit evropian. Bashkëpunimi dhe uniteti i përforcuar rajonal duhet të jenë elementë të rëndësishëm të angazhimit tonë të përbashkët të ndaj BE-së, lidhur me anëtarësimin e ardhshëm në BE.

Ky takim është veçanërisht i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht pasi kjo është hera e parë që përfaqësuesit kryesorë të Ballkanit Perëndimor ulen në tryezën e njëjtë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Iniciativa B6 është iniciuar në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog të vitit të kaluar në formatin e Ministrave të Jashtëm, me qëllim të vendosjes së komunikimit të drejtpërdrejtë dhe efektiv për çështjet me interes rajonal. Veçanërisht është rëndësishme është mbështetja e fortë e SHBA-së që u demonstrua në kuadër të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara, i cili së fundmi u mbajt në Uashington./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori