LAJMI I FUNDIT:

“Takam më i rrezikshëm për Joshuan se sa Pulev” (Foto/Video)

“Takam më i rrezikshëm për Joshuan se sa Pulev” (Foto/Video)
Joshua duke u përgatitur intensivit për duelin ndaj Takam. Foto: Getty Images

Carlos Takam është më i rrezikshëm për Anthony joshuan se sa kundërshtari i tij i caktuar më parë, Kubrat Pulev – thotë trajneri i njohur, Adam Booth.

Booth, i cili ishte trajner i David haye dhe George Groves, ka kaluar kohë me Takamin na palestër duke stërvitur dhe ka mbështetur boksierin me origjinë kamerunase që t’i shkaktojë probleme Joshuas nëse këtë duel do ta çoja në raundet e fundit.


“Unë e njoh Carlos Takamin mjaft mirë sepse ne kemi e kemi pasur atë për sparing disa herë kur Haye ishte kampion i botës”.

Carlos Takam, Foto: Getty Images

“Për mendimin tim, ai potencialisht është më i rrezikshëm se sa kundërshtari që është dashur ta luftojë, Kubrat Pulev”.

“Ai është shumë i fortë, harroni faktin se është më i shkurtër se Joshua. Ai është absolutisht një bishë dhe në pjesën e dytë të duelit atij i rritet besimi dhe fuqia”.

“Kështu që nëse Joshua nuk merr një start të pastër për t’i shkaktuar probleme herët atëherë mund të bëhet problem për të dhe të jetë më e vështirë për të në pjesën e dytë”, shton Booth.

Booth lëvdoi kampionin aktual Joshua, e pret që ai të jetë më i mirë se kurrë para duelit të tij të katërt në mbrojtje të titullit.

“Ai është duke u përmirësuar luftë pas lufte dhe mendoj se ai po mëson si kampion, gjë që është meritë e tij sepse është e vështirë të fitosh një titull të kampionit të botës kur je nj boksier plotësisht i zhvilluar”.

“Por, mendoj se ai po bën përmirësime dhe përforcime në stërvitjet e tij”.

“Pres Joshuan të jetë më i mprehtë, më i shpejtë dhe më i rrezikshëm se kurrë në raundet e para të luftës”, potencoi Booth. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori