Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, së bashku me dy anëtarë të komisionit për provimin e Noterisë, në të cilën ka sqaruar për opinionin publik rrjedhën e organizimit dhe mbajtjes së provimit të Noterisë.
Tahiri ka vlerësuar se ky proces, origjinën e ka në reformat që janë paraparë me ligjin e ri për Noterinë i cili ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2018.
“Në qendër të reformës që kemi realizuar, ka qenë adresimi i sfidave të sistemit noterial në raport me shërbimet ndaj qytetarëve. Përkundër faktit se këto shërbime janë ofruar nga noterët, karakteristikat e përgjithshme të kësaj fushe para hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë qenë se jo të gjitha qytetet kanë pasur noterë, jo të gjitha komunitetet kanë pasur noterë, ka pasur nevojë për të zgjeruar fushën e veprimit të noterisë në çështje vitale për qytetarët, siç është çështja e trashëgimisë dhe mungesa e numrit të mjaftueshëm të noterëve, në raste të caktuara ka nxitur një praktikë të thellë të monopolit në këtë fushë” ka thënë Tahiri.
Ai shtoi se për të tejkaluar këto situata, me ligjin e ri për Noterinë, është paraparë në mes tjerash, rritja e numrit të noterëve sipas formulës së re 1 noter në 10 mijë banorë.
Sa i përket rrjedhës së provimit të Noterisë, ministri Tahiri ka specifikuar se që nga përzgjedhja e komisionit vlerësues sipas parametrave të përcaktuar me ligj e deri tek siguria e plotë e konfidencialitetit të testit, çdo gjë ka qenë e organizuar në mënyrë profesionale e kredibile.
“Ka pasur kritere aq rigoroze të vlerësimit, saqë krahasimi i numrit të atyre që i janë nënshtruar provimit dhe atyre që përfundimisht kanë dhënë provimin e noterisë është instrument objektiv i matjes. Ky është standard i ri që shumëkush mund të mos jetë mësuar por ja që kur ka vullnet për t’i bërë gjërat në mënyrë profesionale, gjërat janë të mundshme” ka thënë Tahiri.
Ai po ashtu njoftoi se tani e tuje vazhdon faza për rekrutimin e noterëve, sipas përcaktimit të paraparë në ligj. “Qasja në drejtësi është imperativ i patjetërsueshëm dhe shumë shpejt do të nisë rekrutimi i noterëve të rinj” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri adresoi edhe komentet që kanë qenë subjekt i raportimeve në media rreth çështjes së provimit të Noterisë.
Ai shtoi se konkursi ka qenë publik, i hapur për të gjithë qytetarët që kanë plotësuar kriteret preliminare, dhe se askush nuk është inkurajuar e as dekurajuar të aplikojë për provim.
“Kur një gjë të tillë nuk e ndalon ligji, mbi çfarë baze mund t’ua ndalosh individëve të lirë të kësaj shoqërie që të marrin pjesë në garë” tha me këtë rast Ministri Tahiri.
Sipas ministrit Tahiri, kërkesa për pezullimin e këtij aktiviteti profesional e të bazuar në ligj, si një kërkesë tërësisht politike, ka pasur për qëllim kohëzgjatjen e monopolit në këtë fushë.
“Përballë këtij fakti, dëshiroj të sqaroj për ju dhe gjithë opinionin publik se si Ministër i Drejtësisë, shërbej për dy milionë qytetarë e jo për miliona euro të atyre që kanë monopol në fushën e noterisë” përfundoi Tahiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë