Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë sot në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, të organizuar nga Presidenca Austriake e Këshillit të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Tiranë.
Gjatë adresimit të tij para homologëve, ministri Tahiri ka theksuar se i gjithë regjioni është në përmbyllje të tranzicionit dhe po bënë progres sidomos në përmirësimin e sektorit të drejtësisë.
“Si Ministër i Drejtësisë së Kosovës, jam plotësisht i vetëdijshëm se kemi nevojë për përmirësimin e kualitetit të drejtësisë. Andaj kam ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe reforma të rëndësishme ligjore, për të rritur qasjen në drejtësi, efikasitetin, transparencën dhe përgjegjshmërinë e sektorit të drejtësisë” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri i Drejtësisë ka përmendur ndryshimet konkrete ligjore të bëra gjatë një viti të mandatit të tij. Sipas tij, ndryshime në këtë sektor pritet të bëhen edhe me përmes reformës së ndërmarrë të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, si dhe agjendës së përbashkët me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, “Drejtësia 2020”.
“Reformat që kemi ndërmarrë na japin shpresë se drejtësia jonë ka një të ardhme dhe ne jemi të përkushtuar për të parë që kjo e ardhme të ndodh tani. Por ne kemi ende shumë punë për të bërë. Realiteti nganjëherë nuk na ndjek ashtu si e presim. Shumë sondazhe tregojnë se qytetarët nganjëherë nuk besojnë në gjyqësor, si shtylla më e rëndësishme e sistemit të drejtësisë. Andaj, me këto reforma kemi dëshmuar se kemi vullnet të ballafaqohemi me këto sfida, për të avancuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të përmirësuar qasjen në drejtësi dhe për të mundësuar shërbime të mira gjyqësore për qytetarët tanë” ka theksuar ministri Tahiri, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
Prej muajsh, një pjesë e bregut të Liqenit të Ohrit në Strugë po shembet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP