LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Në votim marrim pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: Në votim marrim pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se në votim do të marrin pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës.

Tahiri pas mbledhjes së kryesisë në një konferencë për media ka thënë se Kryesia e Kuvendit ka dështuar në mungesë të kuorumit dhe siç tha ai i mbetet kryetarit Glauk Konjufca që ta thërrasë vetë seancën.


Ai po ashtu foli edhe për seancën e fundit që u mbajt në Kuvend.

“Kërkova nga kryetari i Kuvendit që seancat e ftuara në kryesi dhe kur nuk ka kuorum të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Në seancën e para dy jave ka qenë një seancë e thirrur në kundërshtim me rregulloren dhe Kushtetutën e Kosovës. Një seancë që ne e kemi dërgu në Gjykatën Kushtetuese dhe presim nga Gjykata që këtë seancë ta kthejë në pikën zero”, ka thënë Tahiri.

Tahiri tha se si Grup Parlamentar kanë kërkuar që në seancën e së premtes të diskutohet për audio incizimet.

“Si Grup parlamentar kërkuam që ditën e premte kur do të mbahet seanca e rregullt si pikë e parë të kemi një diskutim mbi bisedat që kemi dëgjuar ditëve të fundit mbi eksponentët e LVV-së, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit që vie nga komuniteti serb, se deri ku shkon angazhimi i një personi i cili ndiqet nga drejtësia në Kosovë… Një kërkesë e tillë është refuzuar nga mazhoranca dhe nuk pat kuorum dhe i bie që pa kuorum të thërrasë vetë seancën e radhës”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu tha se “E kemi bërë të qartë se kjo do të zgjas deri në ditën kur do ta shpërbëjmë Kuvendin. Këtu rrugë tjetër nuk ka. Ne si grup parlamentar do të marrim pjesë në votim kur të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës. Ne u kemi dhënë mbështetje të gjitha ligjeve që kanë qenë jetike për qytetarët e Kosovës, marrëveshje ndërkombëtare. Ju e shihni që ka ikje masive nga Kosova, prandaj ne si grup parlamentar marrim pjesë atëherë kur do të shpërbëhet Kuvendi sepse kjo mazhorancë nuk e meriton asnjë moment. Sot kryesia nuk arriti të marr vendim që të caktojmë seancën e re”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori