LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Grenell nuk do të merret më me dialogun Kosovë-Serbi, pozita e tij e re është ngritje në karrierë

Tahiri: Grenell nuk do të merret më me dialogun Kosovë-Serbi, pozita e tij e re është ngritje në karrierë

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka marrë besimin e presidentit amerikan për të udhëhequr në Inteligjencën Kombëtare.

E pas emërimit të tij në këtë pozitë, Grenell siç duket nuk do të merret më me çështjen e Kosovës e veçanërisht me dialogun Kosovë-Serbi.


Të paktën kështu ka deklaruar për Telegrafin, njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri.

Tahiri ka thënë se emërimi i Grenellit si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA, është avancim në karrierën e tij.

Grenell mbetet i dërguari i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi - i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Lexo po ashtu Grenell mbetet i dërguari i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi - i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

“Ambasadori Grenell është mirë që është caktuar në krye të shtatë shërbimeve të SHBA-ve, dhe ka besimin e plotë të presidentit Donald Trump. Ai ishte në rolin e ambasadorit dhe tash largohet prej ambasadorit dhe shkon në atë funksion në SHBA, dhe jep kontributin, dhe është përparim në karrierën e tij”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se në vend të tij për çështjen e dialogut me Serbinë, në vend të Grenell do të emërohet dikush tjetër ose do të vazhdoj Matthew Palmer.

“Në vend të tij do të emërohet një tjetër, ose do të vazhdojë Palmer vetëm prej Departamentit të Shtetit dhe do ta ketë edhe rolin prej presidentit. SHBA-të i kanë dy përfaqësues për dialog një nga Departamenti i Shtetit dhe një nga ana e Presidentit të cilat munden me u unifikua me një figurë, e kush do të jetë dimë kjo varet nga presidenti amerikan, por cilido që të jetë do të jetë mirë për Kosovën”, u shpreh Tahiri.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e ambasadorit Grenell, Dick Custin i cili ka thënë se tani për tani nuk mund të thotë asgjë pos asaj që ka deklaruar presidenti Trump.

“Fatkeqësisht nuk mund të them asgjë tani për tani. Ju lutemi referojuni postimit të presidentit Trump në Twitter”, ka deklaruar Custin.

Ndryshe Richard Grenell tani për tani vazhdon të jetë ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe i dërguar i special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori