LAJMI I FUNDIT:

Tahir Batatina thotë se ka refuzuar tre oferta nga Evropa: Ishin kërkesa zyrtare nga klubet në adresë të Llapit

Tahir Batatina thotë se ka refuzuar tre oferta nga Evropa: Ishin kërkesa zyrtare nga klubet në adresë të Llapit

Tahir Batatina do t’i qëndrojë besnik Llapit, edhe pse kishte oferta zyrtar në drejtim të tij kohëve të fundit.

Trajneri llapjan ka qenë mysafirë në emisionin ‘Reload’ në RTV Dukagjini, ku ka folur për karrierën e tij.


Ndër të tjera i pari i shtabit teknik të Llapit tha se kishte oferta zyrtare nga Astana dhe Sheriff Tiraspol si dhe një tjetër nga një klub azer, por që i ka refuzuar ato.

“Kam pasur oferta nga Kazakistani ku ishte Astana, nga Azerbajxhani, por edhe nga Moldavia ku më kërkoi gjiganti Sheriff Tiraspol”.

“Kanë qenë oferta të mira, pasi e Sheriffit ishte 330 mijë euro në vit, por kam vendosur t’i refuzoj shkaku i Llapit ku dua të dali kampion”, tha ndër të tjera Batatina.

43-vjeçari e ka udhëhequr Llapin që nga viti 2013 deri më 2018, ku për një kohë u largua nga pozita e trajnerit për të kryer atë të drejtorit sportiv.

Megjithatë nga viti 2019 ai është rikthyer në krye të Llapit dhe ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori