LAJMI I FUNDIT:

Sylvester Stallones iu desh të ndryshonte dietën e tij pas ‘Rocky III’ për shkak se truri filloi t’i dëmtohej

Sylvester Stallones iu desh të ndryshonte dietën e tij pas ‘Rocky III’ për shkak se truri filloi t’i dëmtohej

Në moshën 77-vjeçare, Sylvester Stallone është një legjendë kur bëhet fjalë për filmat aksion dhe, pa dyshim, vazhdon të jetë lider në këtë zhanër edhe pse në moshë të shtyrë.

Me gjithë kalimin e viteve, aktori vazhdon të qëndrojë në formë falë punës në palestër dhe dietës që i përshtatet nevojave të tij.


Megjithatë, kishte një kohë që ai nuk kishte gjithmonë në kontroll të dietës së tij dhe kishte një kohë kur ai ‘paguante’ pasojat e asaj jete.

Në vitet ’80, Stallone po fluturonte nga fama falë dy pjesëve të suksesshme të filmit ‘Rocky’ dhe ishte gati të publikonte një të tretë, i cili doli në vitin 1982.

Megjithatë, gjatë përgatitjes për filmin ai kaloi një proces që i shkaktoi dëmtim të trurit për shkak të një dietë strikte dhe befasuese.

Në një intervistë me Wall Street Journal, aktori zbuloi se cilat ishin disa nga zakonet e tij të rrezikshme në atë kohë.

Stallone me shou real televiziv sikurse Kardashians: Aktori u jep këshilla dashurie vajzave të tij
Lexo po ashtu Stallone me shou real televiziv sikurse Kardashians: Aktori u jep këshilla dashurie vajzave të tij

“Unë pija rreth 25 filxhanë [kafe] në ditë kur isha duke bërë Rocky III. I gjithë mëngjesi im biskota me tërshërë të bëra me oriz dhe 10 filxhanë kafe sepse doja të mbaja yndyrën e trupit në 2.8%”, tregon Stallone.

Edhe pse ia arriti qëllimit dhe humbi 13 kilogramë, kjo i kushtoi, veçanërisht kur ishte fjala për kujtesën e tij.

“Po harroja numrin tim të telefonit. Po haja vetëm peshk. Kujtesa ime ishte goditur, ishte zhdukur plotësisht. Po merrja të gjitha llojet e efekteve fizike dobësuese. Por ishte për atë shkak”, nënvizon ai.

Me kalimin e kohës, Stallone ka ruajtur gjithmonë trupin e tij muskuloz në filmat aksion.

Por këto probleme e shtynë atë ta ndërpresë atë dietë pas ‘Rocky III’ dhe, megjithëse mbajti një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar për filmat e ndryshëm./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori