LAJMI I FUNDIT:

Stallone me shou real televiziv sikurse Kardashians: Aktori u jep këshilla dashurie vajzave të tij

Stallone me shou real televiziv sikurse Kardashians: Aktori u jep këshilla dashurie vajzave të tij
(Foto: Paramount)

Sylvester Stallone ka bërë një shou real televiziv sikurse ai i klanit Kardashian/Jenner. Premiera e spektaklit “The Family Stallone” është të enjten në platformën e transmetimit Paramount+.

Aktori i njohur ka futur kamerat në shtëpinë e tij dhe ata kanë ndjekur rutinën e tyre të përditshme dhe të gjitha ngjarjet brenda familjes Stallone.


Në shfaqje, ylli hollivudian e kalon pjesën më të madhe të kohës me vajzat e tij, Sophia (26), Sistine (24) dhe Scarlet (20), të cilave vazhdimisht u jep leksione për dashurinë.

Stallone ka theksuar gjithashtu se në programin e tyre pa skenar, fansat do ta shohin atë duke ndihmuar vajzat e tij të lundrojnë në jetën e tyre romantike dhe të merren me ndarjet.

Sistine ka komentuar krahasimin e emisionit të tyre me Kardashianet: “Ato e kanë bërë shumë unike. Nuk do të kishte kuptim t’i kopjonim”. Aktori është pajtuar me vajzën e tij duke thënë se në vend të kësaj, janë të përqendruar te vërtetësia.

Stallone tregon se për çfarë pendohet në veçanti për karrierën e tij
Lexo po ashtu Stallone tregon se për çfarë pendohet në veçanti për karrierën e tij

“I dua vajzat e mia, e dua gruan time; dhe doja ta ndaja këtë. Është diçka që mendoj se është argëtuese”, ka sqaruar aktori.

Familja Stallone sqaroi gjithashtu se emisioni i tyre do të jetë më shumë një dokumentar sesa një serial real televiziv. Ata synojnë të jenë plotësisht të hapur dhe të ndershëm kur vendosin jetën e tyre në kamera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori