LAJMI I FUNDIT:

Syla: Pavarësisht kundërshtimeve, Qeveria aksionare kryesore e Trepçës edhe në veri (Video)

Syla: Pavarësisht kundërshtimeve, Qeveria aksionare kryesore e Trepçës edhe në veri (Video)

Kryetari i Bordit të Trepçës, Ardian Syla në një intervistë për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com, ka thënë se punëtorët e kësaj ndërmarrje të komunitetit serb në veri nuk janë treguar bashkëpunues për regjistrimin e Trepçës si shoqëri aksionare.

Por pavarësisht mos bashkëpunimit, Trepça është regjistruar edhe me aksionet në veri por vetëm të qeverisë së Kosovës, jo edhe të punëtorëve.


“Kemi pasur kundërshtime nga punëtorët që gjenden në veri, përkatësisht në flotacionin e Kopaonikut, pasi e dimë që ata nga fillimi e kanë kundërshtuar edhe Ligjin e Trepçës, madje e kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese, kanë kundërshtuar edhe emërimin e bordit dhe nuk kanë qenë pjesë e selektimit të anëtarëve të bordit mbikëqyrës, ku ligji parasheh 9 anëtarë, aktualisht jemi 6, 3 vende janë të rezervuara për pjesën e flotacionit në Kopaonik”, tha Syla.

Ai ka treguar se komunikimet me pjesën veriore i kanë bërë nëpërmjet MZHE-së, kurse disa takime i kanë zhvilluar në prani të përfaqësuesve ndërkombëtar.
“Kanë kundërshtuar edhe miratimin e Statutit të Trepçës dhe nuk kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë lidhur me regjistrimin e punëtorëve si aksionarë. Nuk e njohim bordin për arsye se ata i cilësojnë arsye politike që presim tani një bashkëpunim më të ngushtë edhe me institucionet e Republikës së Kosovës për ta integruar pjesën në fjalë, ashtu siç e parasheh Ligji dhe Statuti i Trepçës”, tha Syla.

Regjistrimi i njësive të Trepçës, ka thënë ai është bërë edhe me pronat në veri.

Syla: Pa rritjen e prodhimit në Trepçë, pagat e punëtorëve nuk janë të sigurta (Video)
Lexo po ashtu Syla: Pa rritjen e prodhimit në Trepçë, pagat e punëtorëve nuk janë të sigurta (Video)

“Ne kemi vazhduar regjistrimin e njësive edhe në pjesën e veriut, pra e kemi regjistruar Qeverinë si aksionarë kryesor, pasi që kjo nuk na ka ndaluar ta bëjmë regjistrimin sipas Ligjit dhe Statutit. Në momentin kur ne do të gjejmë një bashkëpunim do ta shtojmë listën e aksionarëve, do ta ndryshojmë listën e tyre në çdo kohë me një vendim të bordit”, ka thënë kryetari i Bordit të Trepçës, Ardian Syla.

Ndryshe, Trepça në pjesën veriore që menaxhohet nga serbët ka të punësuar 2400 punëtorë, derisa Trepça në pjesën jugore që menaxhohet nga shqiptarët ka të punësuar 1270 punëtorë. /Telegrafi/