LAJMI I FUNDIT:

Suso ndez derbin: Interi më kërkoi dy herë, por jam i lumtur te Milani

Suso ndez derbin: Interi më kërkoi dy herë, por jam i lumtur te Milani
Suso (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Suso ka treguar se rivali i tyre, Interi e kërkoi atë në vitin 2017 dhe verën e shkuar, por i siguroi tifozët se synimi i tij gjithmonë ka qenë që të qëndroj te Milani.

Një raport mbi afatin e kompletuar veror të Serie A deklaroi se Interi kishte biseduar me agjentin e Susos rreth një transferimi befasues.


Sulmuesi anësor spanjoll konfirmoi interesimin e Nerazzurrëve, por e bëri të qartë se ai kishte synim të qëndronte vetëm te Rossonerët.

Interi në negociata për Suson
Lexo po ashtu Interi në negociata për Suson

“Më kanë kërkuar në vitin 2017 dhe madje edhe në verën e shkuar, por kurrë nuk kam menduar për ndryshimin e klubit”, ka thënë Suso për Tuttosport përpara Derby della Madonnina të së dielës.

Suso në aksion ndaj Interit (Foto: AC Milan/Twitter)

“Jam i lumtur që kam qëndruar. Jam rritur me Gattuson”.

“Isha i befasuar kur Mirabelli kishte thënë publikisht se ai nuk kishte dijeni për ofertën e Nerazzurrëve”.

“Kam biseduar me të për këtë, por qëllimi im ka qenë gjithmonë të qëndroja këtu”.

Gattuso e kishte bindur Suson që mos t'i bashkohej Interit gjatë verës
Lexo po ashtu Gattuso e kishte bindur Suson që mos t'i bashkohej Interit gjatë verës

“Është mirë të lidhesh me klube të mëdha si Barcelona apo Manchester City, por Milani është gjithashtu një ekip i shkëlqyer. Kam thënë gjithmonë se jam i lumtur këtu”.

“Bashkimi me një ekip tjetër italian? Nuk mendoj kështu, por nëse Milani nuk më do më, atëherë kjo do të ishte një çështje tjetër”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori