LAJMI I FUNDIT:

Suso afër largimit nga Milani

Suso afër largimit nga Milani

Suso thuhet se po e mendon largimin nga Milani qysh në afatin kalimtar të janarit.

Anësori spanjoll nuk është i lumtur me situatën që po kalon klubi dhe po mendon të transferohet te një skuadër me ambicie më të mëdha.


Sipas asaj që raporton Calciomercato edhe Rossonerët janë të gatshëm të shesin Suson, pas transferimit të Zlatan Ibrahimovict.

Duket se të dyja palët do të arrijnë një marrëveshje për t’i ndarë rrugët në afatin e dimrit që hapet më 1 janar.

Suso ankohet: Unë jam 26-vjeç dhe nuk kam luajtur kurrë në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Suso ankohet: Unë jam 26-vjeç dhe nuk kam luajtur kurrë në Ligën e Kampionëve

Milani thuhet se po kërkon 25 milionë euro nga shitja e ish-sulmuesit të Liverpoolit.

Në garë për 26-vjeçarin thuhet se janë Sevilla dhe Napoli, por lojtari e dëshiron rikthimin në La Liga. /Telegrafi/